Të mërkurën rreth orës 17:25 një grua pas disa probleme shëndetësore është dërguar për tretman mjekësor nga familjarët e saj në fshatin Prelluzh, në Vushtrri, dhe më pas nga aty viktima është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor me autoambulancë në Graçanicë, ku nga mjekët përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete, përcjell Arbresh.info.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Obiliq, 09.08.2023 – 17:25. Raportohet se familjaret, viktimën femër kosovare, pas disa problemeve shëndetësore e kanë dërguar për tretman mjekësor në fshatin Prelluzh, Vushtrri, dhe më pas nga aty viktima është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor me autoambulancë në Graçanicë, ku nga mjekët përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Vijon protesta në Aeroportin e Vlorës, nënkontraktorët kërko...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Obiliq
Chelsea nis “revolucionin” në sulm: Alonso kërkon golashënue...
7-vjeçari u përplas për vdekje nga makina, shoqërohet në pol...
Situata në Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Policia e Shtetit p...
Policia e Prishtinës ekzekuton 191 urdhëresa gjykate brenda ...