Mërgimtarët kanë marrë destinacion për pushime verore vendlindjen e tyre Kosovën.
Mirëpo ata po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare, më saktësisht në pika kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar.
Qendra Kombëtare e Menaxhimit kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare.
Sipas këtyre të dhënave të publikuara në ora 06:39 qytetarët po presin nga 60 deri në 80-90 minuta për të dalë nga territori i Kosovës.
Këto dy vendkalime kufitare gjatë muajit korrik dhe gusht kanë qenë më të ngarkuarat sa i përket kolonave./Arbresh.info/
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin