Një 22-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë nga dritarja e banesës së tij në Gjilan.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani tha se viktima fillimisht ishte gjetur i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësorë.
Më pas ishte dërguar në Qendrën Emergjente, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
“Viktima ( M.K.SH 22 vjeçar) dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tij – i njëjti është dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan me urgjencë i përcjell nga patrulla e Policisë, ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve për ti ofruar ndihmë mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante nga stacioni policor i Gjilanit dhe Hetuesit rajonal të policisë së Kosovës”, ka thënë Elshani.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorin e shteti.
Prokurori ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML në Prishtinë ndërsa rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”./Arbresh.info/
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes