Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, ka ndalur një shoferin A.K i moshës 20 vjeçar, për tejkalim të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 109 km/h.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ndaj tij i është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 500 euro , 5 pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./Arbresh.info/
Vitia: Brenda dy javësh hapet konkursi për anesteziologët
Certifikohen dy qen policorë, përforcohet njësia K9 për luft...
Haxhiu priti Koordinatorin e OKB-së në Kosovë, diskutohet ba...
Gjendja në kampin “Enver Zymeri”, Kurti: Përgjigjen duhet të...
Rritja e çmimit të naftës pas tensioneve në Lindjen e Mesme,...
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë në Lipjan, dysho...