Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me rastin e mbrëmshëm që ka ndodhur në kafiterin “Bon Vivant”, në Prishtinë, shkruan Arbresh.info
Halimi ka thënë se gangsterizmi po shndërrohet në mënyrë jetese për shumë të rinj në Kosovë dhe në mënyrë indirekte është duke u përbrendësuar në shoqërinë tonë.
“Gangsterizmi po shndërrohet në mënyrë jetese për shumë të rinj në Kosovë dhe në mënyrë indirekte është duke u përbrendësuar në shoqërinë tonë. Ky botëkuptim dhe sjellje promovohet kudo, por vështirë t`i vihet përball një model tjetër identitar, ai i qytetarit të edukuar mirë, që e shquajnë vlerat humane dhe solidarësia qytetare”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo ka shkruar se rasti i mbrëmshëm po shpërfaq sistemin e brishtë të institucioneve të sigurisë.
“Rasti i mbrëmshëm na shpërfaq sistemin e brishtë të institucioneve të sigurisë. Personat të cilat janë të përndjekur nga drejtësia vazhdojnë të bredhin të lirë qyteteve tona dhe natyrisht epilogu është një tragjedi e tillë, kur grupe të rinjsh përplasen si në një shesh beteje”, bëri të ditur Halimi.
Ndër të tjera në reagim thuhet se qytetarëve duhet t`u ofrohet siguri në qytetin e tyre dhe të mos lihen si kolateral, nën mëshirën e grupeve rivale.
“Qytetarëve duhet t`u ofrohet siguri në qytetin e tyre që të mos lihen si kolateral, nën mëshirën e grupeve rivale”, përfundoi Halimi./Arbresh.info/
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit