Janë arrestuar katër persona në Ferizaj, pasi që dyshohet se të njëjtit kanë sulmuar me një mjet të prehtë zyrtarët policorë, përcjellë Arbresh.info.
Sipas raportit të policisë, sulmi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, derisa njësiti policor ishte gjatë asistimit të Inspektorëve të Komunës në lidhje me rrënimin e një objektit.
Zyrtarët policorë kanë marrë tretman mjekësor.
Në konsultim me prokurorin pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri nga nga ta është liruar. Rasti është nën hetime.
“Fsh. Kosin, Ferizaj 04.08.2023-14:07. Raportohet se njësiti policor gjatë asistimit të Inspektorëve të Komunës në lidhje me rrënimin e një objektit, janë sulmuar fizikisht dhe me një mjetë të prehtë (thikë) nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë, duke u shkaktuar lëndime trupore zyrtarëve policor, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njeri prej tyre është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë