Ish ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe anëtarja e PDK-së Vlora Çitaku nëpërmes një postimi në Facebook, ka kritikuar Qeverinë Kurti për reagimet ndaj skandaleve të raportuara në media.
Çitaku thotë se nga ana e Qeverisë ka pasur indiferencë dhe shpërfillje, teksa në rastin me të keq ka pasur edhe mbrojtje të pashpjegueshme të akterëve të përfshirë në korrupsion, shkruan Arbresh.info.
“Në rastin më të mirë ka pasur indiferencë dhe shpërfillje – derisa – në rastin më të keq, ka pasur një mbrojtje të pashpjegueshme të akterëve të përfshirë në korrupsion dhe një sulm histerik kundër prokurorisë dhe mediave”, shkruan Çitaku.
Tutje Çitaku thotë se Qeveria nuk i ka shpallur luftë korrupsionit, por gazetarëve, të cilët po i zbulojnë aferat e korrupsionin, dhe organeve të rendit e ligjit
“Qeveria nuk i ka shpallur luftë korrupsionit, por gazetarëve, të cilët po i zbulojnë aferat e korrupsionin, dhe organeve të rendit e ligjit, të cilët po i hetojnë ato”, përfundoi Çitaku/Arbresh.info
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë