Një shtetas sirian, i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte përmes kryerjes së torturave dhe skllavërimit, është arrestuar në Gjermani, thanë prokurorët më 3 gusht.
Ai dyshohet se krimet i ka kryer mes viteve 2012-2015.
I dyshuari, i identifikuar vetëm si Ahmad H, ishte udhëheqës i një Sicilie të quajtur shabiha, që ka ndihmuar Qeverinë e presidentit Bashar al-Assad në shtypjen e përgjakshme pas nisjes së trazirave më 2011, thanë prokurorët.
Fushata e milicisë, e sponsorizuar nga shteti, dyshohet se përfshinte arrestime arbitrare, zhvatje, grabitje, punë të detyruar dhe torturë.
Prokurorët gjermanë thanë përmes një deklarate se Ahmad H ishte përgjegjës për disa raste të rrahjeve brutale të civilëve, por edhe për dy incidente më 2012 dhe 2015, gjatë të cilave ai detyroi të arrestuarit që të punonin, teksa po vazhdonin luftimet, dhe nuk u ofroi ujë dhe ushqim.
Gjermania po ndjek kriminelët për krimet e luftës në Siri bazuar në ligjet e juridiksionit universal, që lejojnë gjykatat të ndjekin krimet kundër njerëzimit të kryera kudo në botë.
Një doktor sirian, që dyshohet për krime kundër njerëzimit, përfshirë torturimin e të burgosurve në një spital ushtarak në Siri, aktualisht është duke u përballur me gjykim në Frankfurt.
Qeveria e Assadit mohon akuzuat se ka torturuar të burgosurit gjatë luftës civile./rel
Kuvendi i Shqipërisë miraton tre marrëveshje me BE
Pas 8 vitesh, Shukri Buja i kthehet garës për Kryetar të Lip...
Kurti mirëpret Ermonela Jahon:Kosova nuk po e pret operën, p...
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Leton...
Të shtëna me armë në Belgjikë, vritet një 49-vjeçar pranë nj...
Aksident në Dobrushë të Istogut, janë lënduar tre persona