Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka pritur në takim delegacionin e Misionit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të kryesuar nga Zëvendësdrejtori i Departamentit Evropian, Mark Horton si dhe Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovë, Gabriel Di Bella.
Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook, tha se fokus i bisedës ishte rritja stabile ekonomike e Kosovës sipas parashikimit prej 4%, rrënia e normës së inflacionit, zhvillimet në sektorin financiar si dhe siç tha ajo, orientimin e duhur i politikave ekonomike të udhëhequra nga Qeveria e Kosovës.
“Përveç tjerash, gjithashtu u diskutua edhe për rolin e Kuvendit në miratimin e agjendës legjislative me fokus të veçantë në Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe projektligjet të cilat shtyejnë reformat përpara.”, shkruan Kusari-Lila.
Ndër të tjera, ajo tha se u diskutua edhe për bashkëpunimin mes Republikës së Kosovë dhe FMN-së.
“Bashkëpunimin e deritanishëm dhe raportet e frytshme të Republikës së Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe u shkëmbyen pikëpamje në lidhje me mundësitë zhvillimore, perspektivën e kornizës rregullative e cila forcon stabilitetin financiar, disiplinën fiskale dhe avancon reformat ekonomike.”
AKP bartë rreth 200 mijë hektarë prona pyjore në Ministrinë ...
FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnimin bazik për kërk...
Sveçla: Nga sot hyn në fuqi Ligji i ri për Shtetësi
I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punë...
Besimi i biznesit gjerman rritet papritur, ndërpret një seri...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit...