Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka akuzuar pushtetin për ndarje dhe përçarje të vendit duke thënë se polarizimi i shoqërisë sonë nuk ka të ndalur.
Ai përmes një postimi në Facebook, theksoi se rruga e re e rizgjimit kombëtar është domosdoshmëri, përcjell Arbresh.info.
“Polarizimi i shoqërisë sonë nuk ka të ndalur. Pushteti po na ndanë, po na përçanë, po na lë në të njëjtin vend. Përplasjet na vijnë çdo ditë, krizat po aq shpesh, e ne jemi shndërruar spektatorë të fatit tonë teksa njerëz me plot urrejtje a pa vullnet për punë vendosin për ne.Rruga e re si rizgjim kombëtar është domosdoshmëri”, ka shkruar Abdixhiku.
I pari i LDK-së, tutje ka thënë se do të vazhdoj me takimet me grupe shoqërore të vendit, si dhe shtoi se kjo gjendje e sotme, sipas tij nuk është fytyra jonë e vërtet.
“Gjatë javëve të fundit kam takuar gazetarë, ligjërues universitarë, bizneset më të mëdha në vend e organizata të shoqërisë civile. Do të vazhdojmë takimet me secilin grup shoqëror në vend. Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm. Kjo gjendje e sotme, nuk është fytyra jonë e vërtetë. Kjo gjendje e sotme nuk na përfaqëson”, tha ai.
Krejt në fund, Abdixhiku i ka ftuar qytetarët e vendit që ta mbështesin “Rrugën e re.
“Pavarësisht bindjeve që mund t’i kemi, pavarësisht dallimeve që mund t’i gjejmë, ju ftoj të mbështesni Rrugën e re. Rrugën që s’bën gabimet e së shkuarës e ndalon theqafjen e tashme. Rrugën që s’merret me të kaluarën, por thjeshtë na bën të ardhmen. Rruga e re ka filluar dhe nuk do të ndalet. Rruga e re ka nevojë për mbështetjen tënde”, tha Abdixhiku./Arbresh.info/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...