Sot bëhet varrimi i tre anëtarëve të familjes Bekteshi në fshatin Rufc të Komunës së Lipjanit ku mbetën të vrarë nëna, babai dhe njëri nga djemtë.
Lajmi është bërë i ditur nga pjesëtarët e kësaj familje.
Genc Bekteshi ka bërë të ditur se varrimi i familjarëve të tij do të bëhet sot në orën 19:00, në fshatin Rufc të vjetër në Komunë të Lipjanit.
“Me rastin e vdekjes së familjarëve tonë: Abedin Bekteshi (baba), Kimete Bekteshi (nëna), Ardit Bekteshi (vëllai), ju njoftojmë se varrimi bëhet sot me datë: 29.07.2023 në ora 19:00 në fshatin Rufc të vjetër, komuna e Lipjanit”, thuhet në njoftimin e tij./Arbresh.info/
lexo edhe:
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit