Në një takim të përzemërt dhe lamtumirës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e falënderoi ambasadorin Weidinger për bashkëpunimin dhe angazhimin në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë.
Duke vlerësuar raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Widinger për kontributin në vizitat e shumta zyrtare e shtetërore, rritjen e bashkëpunimit ekonomik, mbështetjen për arsimin, të rinjtë dhe gratë dhe për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“Ambasadori Weidinger veçoi raportet e shkëlqyera që gëzojnë dy shtetet tona, ngrohtësinë dhe mikpritjen e njerëzve në Kosovë dhe lidhjet e shumta njerëzore mes Austrisë dhe Kosovës, të cilat tha se janë të gjata dhe të vazhdueshme”, thuhet në njoftimin nga zyra e Kryeministrit.
Të dy kujtuan bisedat e shumta për tema të ndryshme e përtej politikës – për artin e kulturën, muzikën e filmin.
Në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend. Kryeministri i uroi suksese në angazhimet e radhës./Arbresh.info/



Celticu i etur për Lorent Tolajn, por s’mund ta transferojë ...
Gjermania dëbon një diplomat rus për spiunazh
OVL e UÇK-së reagon pas ligjëratës së Speciales në Prishtinë...
Hamza fton qytetarët ti bashkohen protestës së 17 shkurtit p...
Reagon shkolla “Xhevdet Doda”: Nuk kishte ligjëratë nga zyrt...
Osmani në 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj Jasharëve: Preka...