Sot do të bëhet varrimi i profesorit dhe dramaturgut, Haqif Mulliqi.
Varrimi do të bëhet në varrezat e kryeqytetit, në orën 15:00.
“Mbledhja Komemorative në nder të bashkëshortit, babit, vëllait, mikut e profesorit Haqif Mulliqi, i cili na la papritur, do të mbahet të Enjten, me 27 korrik 2023, nga ora 13:00 ne Bibliotekën Kombëtare. Ndërsa, ceremonia e varrimit, do të mbahet ditën e njëjtë, nga ora 15:00, në varrezat e kryeqytetit. Për ngushëllime dyert do t’i hapim me 28,29 dhe 30 Korrik – në Hotel Grand, nga ora 08:00 deri në ora 13:00”, thuhet në njoftimin e vajzës së të ndjerit, Getoarbe Mulliqi, shkruan Arbresh.info.
Haqif Mulliqi ka vdekur në moshën 63-vjeçare.
Veprimtarinë e tij si gazetar e kishte filluar në gazetën Bota e Re, (1983 – 1990), duke vazhduar në gazetën Fokus në Kroaci (1992), gazetën Potlet në Zagreb (1988 -1991), e më pastaj edhe si redaktor e korrespodent edhe në shumë gazeta e revista të tjera vendore dhe ndërkombëtare.
Mulliqi gjithashtu ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë në Departamentin e Gazetarisë, si dhe në Fakultetin e Arteve.
Ai la pas vetes një krijimtari të gjerë në gazetari, publicistikë e dramaturgji. Gjithashtu, kontribut të jashtëzakonshëm, Mulliqi ka dhënë gjatë viteve 1998-99, në raportimin gjatë luftës në Kosovë./Arbresh.info/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...