Ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë ka krijuar kolona të gjata në pikat kufitare me Serbinë.
Kryesisht kolona më të gjata janë krijuar te pika kufitare Dheu i Bardhë.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në raportin e fundit bënë të ditur se bashkatdhetarët po presin për të hyrë në Kosovë, nga pika kufitare Dheu i Bardhë rreth 1 orë e 20 minuta (80 min).
Kolona e veturave është 800 metra.
Pritje më të shkurta vërehen në pikën tjetër kufitare në Merdar, ku në këto orë të mëngjesit, për të hyrë në Kosovë pritjet janë 20-25 minuta, dhe kolona e veturave është vetën 50 metra.
Ndërsa, në vendkalimin kufitar në Muçibabë, për të hyrë në Kosovë duhet pritur vetëm 15 minuta.
Ndërkaq në Mutivodë pritjet janë 30 minuta.
Pikë kalimet e tjera kufitare janë të lira për qarkullim dhe pritja zgjat 3 deri 5 minuta./Arbresh.info/

Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...