Andre Onana ka treguar pse zgjodhi fanellën nr.24 te Manchester United në vend të fanellës tradicionale të portierit nr.1.
Me t’u bashkuar me Manchester United nga Inter Milan në një transferim prej 48 milionë funte, Onana bëri një zgjedhje unike duke zgjedhur fanellën nr.24 në klubin e tij të ri.
Pavarësisht se fanella nr.1 është historikisht e lidhur me portierët, duke përfshirë figurat ikonike si Edwin van der Sar, Peter Schmeichel dhe paraardhësi i tij David de Gea, Onana vendosi të qëndrojë me numrin 24, të cilin e veshi edhe në Ajax dhe Inter Milan.
“Më pëlqen ai numër. Kjo është ditëlindja ime. Data ime e lindjes. Për mua është e mrekullueshme, është e bukur. Më pëlqen kjo fanellë sepse [në] këtë fanellë, këtë numër kemi bërë shumë dhe shpresoj se do të vazhdojë. Përzgjedhja e një numri fanelle mund të duket e parëndësishme për disa, por për lojtarët, mund të ketë rëndësi personale dhe vlerë sentimentale”, tha Onana për faqen zyrtare të United.
Onana mund të bëjë një paraqitje për Djajtë e Kuq gjatë ndeshjes së tyre parasezonale kundër ekipit të Ligës së Dytë, Wrexham AFC./Arbresh.info/
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...