Të paktën 16 njerëz u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të groposur kur një rrëshqitje dheu bllokoi një fshat malor në Indi të premten.
Pas shirave të dendur të musonit dhjetëra shpëtues dhe alpinistë të trajnuar u vendosën për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja, bënë me dije zyrtarët e shtetit.
Kushtet e rënda të motit penguan përpjekjet e shpëtimit.
Autoritetet dërguan ekipe mjekësore për të ndihmuar të plagosurit, raporton AP.
Rrëshqitja e dheut u shkaktua në mes të natës në fshatin Irshalwadi, rreth 60 kilometra nga Mumbai, raportuan mediat, duke cituar zyrtarët.
Zyrtarët thanë se në fshat janë gjithsej 48 familje dhe se rreth 75 persona janë evakuuar./euronews
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...