Senatori amerikan Chris Murphy ka folur sërish për zhvillimet në veri të vendit duke kërkuar edhe lirimin e serbëve të arrestuar.
Në një intervistë të bërë për Zërim e Amerikës në gjuhën serbe, Senatori amerikan ka përmendur masat që sipsa tij çojnë në uljen e tensioneve.
Ai përmendi mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat e banuara me shumicë serbe, tërheqjen e njësive speciale dhe lirimin e të arrestuarve.
“Nëse hyjmë në rrugën e shtensiomimit, duke tërhequr njësitë speciale të policisë dhe duke organizuar zgjedhjet e reja, mendoj që kemi një mundësi që gruadualisht ta kthejmë dialogun në drejtimin e duhur”, u shpreh Murphy.
Murphy përmendi edhe James C. O’Brienin që është nominuar për pozitën e ndihmës-sekretarit për Evropën.
“Shumë shpejt do të kemi një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit të konfirmuar që njeh Kosovën, e njeh Serbinë, e njeh rajonin dhe do të mbështes përpjekjet e ambasadës tonë si dhe punën që po bën zoti Escobar”.
Kujtojmë që tashmë autoritetet e Kosovës i kanë liruar katër të arrestuar serbë.
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...