Partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media duke i kujtuar edhe një herë marrëveshjet e nënshkruara për “Zajednicën” dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi si dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për AKS, i cili u publikua ditë më parë, transmeton arbresh.info
Në këtë konferencë foli nënkryetari i VV-së Driton Çaushi i cili tha se çdo përpjekje e qeverisë për të mos u përballur më përgjegjësinë, do të qoj në një eskalim të sigurt të situatës, më një kundërshtim edhe me të fuqishëm të opozitës deri në rrëzimin të kësaj qeverie dhe këtyre marrëveshjeve.
“Kanë kaluar po ashtu tri ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Çdo qeveri pas këtij vendimi antikushtetues do të ndërmerrte një veprim e që është dorëheqja. Kjo qeveri pas këtij vendimi është duke tentuar me çdo kushte të themelojë Zajednicën duke dorëzuar edhe statusin për themelimin e saj”, theksoi Çaushi.
Ai theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është shumë i besueshëm ”për shkak të besimi të fortë që kjo gjykatë është e ndikuar nga pushteti, mirëpo ajo shpalos mjaftueshme shkeljet që janë bërë me nënshkrimin e asaj marrëveshje”
Çaushi gjithashtu tha se populli e ka kuptuar shkeljen që ka bërë, andaj siç tha ai, kjo qeveri duhet të jap dorëheqje të menjëhershme.
“Ne kërkojmë vetëm një gjë, tërheqjen nga këto marrëveshje, sepse shkarkimi i qeverisë ka qenë vetëm një kusht i joni ndaj arrogancës dhe kokëfortësisë së qeverisë karshi këtyre marrëveshjeve. Ky ka qenë qëllimi ynë, që nga fillimi i marrëveshjes me 25 gusht”, ka përfunduar ai, duke shtuar se nuk do të ndalen deri në shkarkimin e kësaj qeverie, të cilën e quajti antikushtetuese./Arbresh.info
Nis numërimi i votave të para
KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, ...
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind