Kombëtarja U22 e Kosovës në volejbollin e rërës, ka treguar paraqitje fantastike në ndeshjen kundër Rumanisë të zhvilluar sot, për të arritur gjysmëfinalen e madhe të Kampionatit Ballkanik.
Ekipi i përbërë nga Ermal Maliqi dhe Erion Bajrami, e i drejtuar nga trajneri Arben Bislimi, fitoi me rezultat 2-0 (21-18, 21-17).
“Dardanët” e rinj dominuan përballje nga fillimi, në proces duke siguruar plasmanin në mesin e katër ekipeve më të mira të kësaj gare që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.
Në gjysmëfinale, Kosova do të ndeshet me ekipin tjetër rumun ditën e nesërme.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...