Kryetari i Partisë Demokratike të Koosvës (PDK), Memli Krasniqi ka përkujtuar gjenocidin e kryer 28 vite më parë në Serbrenicë, duke thënë se regjimi kriminal serb kreu aktin më të tmerrshëm të gjenocidit që nga Lufta e Dytë Botërore, duke vrarë në gjakftohësi dhe me paramendim 8372 civil të paarmatosur, djem, burra e pleq.
Përmes një psotimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se nga ky projeksion tragjik, një rajon i tërë u mbulua me vdekje, shkruan Arbresh.info.
“Në këtë projeksion tragjik, të planifikuar e çnjerëzor, shumë nëna u lanë pa fëmijë, motra pa vëllezër, gra pa burra e vajza pa baballarë – një rajon i tërë i mbuluar me vdekje.”, shkroi Krasniqi.
Tutje ai tha se “Kriminelët serbë, të udhëhequr nga kasapi Ratko Mladiç, nuk kishin kursyer askënd.”
Ndër të tjera kreu opozitar tha se qindra kriminelë serbë që siç tha ai sollën vdekje e dhembje në tërë Ballkanin, ende nuk e kanë marrë dënimin e merituar.
“Fatkeqësisht, edhe sot, qindra kriminelë serbë që sollën shumë vdekje e shumë dhembje në tërë Ballkanin, vazhdojnë të enden të lirë, pa marrë asnjëherë dënimin e merituar.”, tha ai.
“Asnjëherë nuk do të harrojmë, ashtu që asnjëherë të mos përsëritet!”, përfundoi Krasniqi./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...