Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pikën Kufitare në Merdare ka kontrolluar një autoambulancë me targa vendore të cilën e ngiste personi me iniciale I.I.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit brenda mjetit, janë gjetur të fshehura 2 qese me 64 copa material dhe pajisje dentale si dhe një qese me pesë copa të ndryshme për vetura të padeklaruara nga vozitësi, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës, njësia për kontrollë kufitar me datë 10.07.2023 rreth orës 13:30 në Pikën kufitare në Merdare, për kontroll të vijës së dytë ka selektuar Autoambulancën me targa vendore të cilën e ngiste personi I.I M/K.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Gjatë kontrollit të detajuar në brendësi të sajë, janë gjetur të fshehura 2 qese në të cilat kishte material dhe pajisje dentale të ndryshme(gjithsejtë 64 copë) si dhe një qese me pjese të ndryshme për vetura (gjithsejtë 5 copë), e të cilat nuk ishin të deklaruara nga vozitësi.”, thuhet tutje.
Malli i gjetur është konfiskuar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme administrative, bën të ditur Policia./Arbresh.info.

Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...