Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta pres në takim homologun e tij shqiptar, Edi Ramën.
Kështu tha gazetari nga Maqedonia e Veriut, Arben Ratkoceri tha në një intervistë për Euronews Albania, i cili tha se ka informacione se takimi ‘i pakonfirmuar’ mes kryeministrit të Shqipërisë dhe Kosovës do të realizohet.
Sipas tij në orën 16:00 Rama dhe Kurti do të zhvillojnë takimin që ky i fundit e refuzoi pasi tha se s’kishte pse ta realizonte kur u anulua mbledhja e dy qeverive.
“Informacionet e fundit thonë se ata do të kenë një takim rreth orës 16:00 në Prishtinë. Arsyeja e refuzimit për t’u takuar duhet të jetë më e thellë se anulimi i mbledhjes mes dy qeverive. Po, u përdor ndoshta ky si pretekst. Ai konflikti më i madh i zotit Kurti me zotin Rama, besoj që ka filluar që nga Open Balkan ku zoti Kurti ka qenë shumë kundër kësaj iniciative dhe ajo që po shihet është se zoti Kurti ka pasur të drejtë në këtë temë. Në ndërkohë që dhe anulimi i mbledhjes së dy qeverive, edhe pse nuk ka pasur ndonjë arsyetim nga Tirana zyrtare se përse erdhi deri te kjo, në ndërkohë kjo ndërlidhet me disa zhvillime në Kosovë, sidomos në pjesën veriore të Kosovës,” – u shpreh Ratkoceri.
Dimal Basha: Zgjedhjet parlamentare ishin të lira dhe demokr...
Rashford dëshiron qëndrimin te Barça: Jam këtu për të fituar...
Dhjetë miliarderët më të pasur të teknologjisë në SHBA
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...