Mason Mount u ka thënë tifozëve të Chelseat se kalimi në Manchester United është “ajo që është e duhura për mua në këtë moment në karrierën time”.
Reprezentuesi anglez iu drejtua mbështetësve në një video të rrjetet sociale të martën.
Mount ka rënë dakord për një transferim te United me një kontratë pesëvjeçare për një tarifë prej 55 milionë funtesh, plus 5 milionë funte shtesë.
Mesfushori iu bashkua Chelseat në moshën gjashtë vjeçare dhe ai e kupton se disa tifozë blu nuk do të jenë të kënaqur me lëvizjen e tij.
“Kam marrë vendimin të largohem nga Chelsea. Mendoj se meritoni më shumë se një deklaratë me shkrim, kështu që doja t’ju tregoja drejtpërdrejt se sa mirënjohës kam qenë për të gjithë mbështetjen tuaj gjatë 18 viteve të fundit. E di që disa prej jush nuk do të jenë të kënaqur me vendimin tim, por kjo është ajo që është e duhura për mua në këtë moment në karrierën time”, tha 24-vjeçari.
Mount falënderoi gjithashtu akademinë e Chelsea-t, stafin, shokët e mëparshëm të skuadrës dhe menaxherët nën të cilët ai punoi që kur bëri debutimin e tij të parë – Frank Lampard, Thomas Tuchel dhe Graham Potter.
Chelsea refuzoi tre ofertat e para të United për Mount përpara se të arrihet një marrëveshje./Arbresh.info/
Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme ...
Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presid...
Osmani: Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thi...
Haxhiu bën homazhe në 28-vjetorin e masakrës së Likoshanit d...
PDK nuk ka emër konkret për president, përfundon mbledhje e ...
Sulmet nga SHBA-Izrael, mediat izraelite: Lideri suprem i Ir...