Lëvizja Vetëvendosje ka dalë sot me një video ironizuese, ku flet për veprimet e opozitës.
Në një postim në Facebook, LVV thekson se “mirë që kjo opozitë nuk është në qeveri se do e dorëzonin vendin para Serbisë.
“Opozita flet për izolim ndërkohë që sa ishte në pushtet fali tokë, nënshkroi ‘Zajednicë’, shiti e vodhi pasuri publike duke na mbajtur për 20 vjet të izoluar.
Flet për fonde, tash kur i mbanë 150 milionë euro të bllokuara duke mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend.
Flet për çmime të larta ndërkohë që e ka dërguar Ligjin për çmimet tavan në Gjykatë Kushtetuese.
Mirë që kjo opozitë nuk është në qeveri se do e dorëzonin vendin para Serbisë siç dëshmuan së fundi me kërkesën e tyre (të njëjtë me Serbinë) që të largohen kryetarët legjitim nga objektet komunale në pjesën veriore dhe të organizohen zgjedhje të reja”, shkruan LVV.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...