Presidenti i SHBA Joe Biden niset këtë fundjavë drejt Europës për një udhëtim pesë-ditor, gjatë të cilit do të ndalojë në tre vende, por në fokus pritet të ketë samitin vjetor të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.
Qëllimi i këtij rrugëtimi të kreut të shtetit amerikan, sipas Associated Press është forcimi i koalicionit ndërkombëtar kundër agresionit të Rusisë në Ukrainë, që tashmë ka hyrë në vitin e dytë.
Edhe pse ndalesën ne kontinentin e vjetër, Shefi i Shtëpisë së Bardhë e nis nga Londra ku planifikon takime me Mbretin Charles dhe kryeministrin Rishi Sunak “për të forcuar më tej marrëdhëniet e ngushta mes dy kombeve”, dhe do të ndalojë më pas edhe në Helsinki për të kremtuar anëtarësimin e Finlandës në NATO, boshtin e kësaj lëvizjeje te tij do ta përbëjë samiti i Vilniusit, që mbahet në kohën kur lufta e Ukrainës ka hyrë në një pikë kritike.
Presidenti Zelensky, thotë se kundërofensiva dhe veprimet mbrojtëse të Kievit kundër forcave ruse janë duke u zhvilluar tashmë, së bashku me përpjekjet e trupave ukrainase për të rimarrë kontrolle të pushtuara nga rusët në juglindje të vendit. Kur Jens Stoltenberg vizitoi Shtëpinë e Bardhë ne mesin e qershorit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe presidenti amerikan e bënë të qartë se aleanca perëndimore ishte e bashkuar në mbrojtjen e Ukrainës.
Biden u shpreh në atë rast se ai dhe krerët e tjerë të NATO-s do të punojnë për të siguruar që çdo vend anëtar të shpenzojë 2% të nevojshme të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, ndërsa shtoi se forcimi i aleancës përcjell mesazhin e qarte te rënies së ndikimit të Moskës./tch/
Dëmtohen shkronjat “UÇK” mbi Gurin e Shpum në Kaçanik, polic...
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqi...