Komuna e Prishtinës njofton se është miratuar propozim vendimi për subvencionimin e personave me 50 euro për mbajtjen e një qeni apo më shumë.
“Ju njoftojmë se, me shumicë votash, 26, këshilltarët e kuvendit komunal të Prishtinës miratuan propozimvendimin për subvencionimin e personave fizik dhe juridik të cilët marrin në përkujdesje dhe mbajtje 1 (një) qen apo më shumë. Shuma e propozuar është 50 euro në muaj”, thuhet në njoftim.
“Adoptimi është mënyra më humane e trajtimit të qenve” – deklaroi para këshilltarëve komunal, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama.
Ndërsa drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica, tregoi se cili është qëllimi final i këtij vendimi.
“Me këtë vendim parashihet që të zvogëlohet numri i qenve endacak në rrugët e qytetit” – deklaroi drejtori Fushtica.
Shumë shpejt, pasi u votua, do të nis zbatimi i këtij vendimi, pas kalimit të procedurave ligjore të nevojshme./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...