Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur të martën në selinë e Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.
Rama ndodhet në Bruksel për takime të nivelit të lartë prej të hënës për të diskutuar mbi tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama ka treguar më herët se në takimin e tij me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel të dy pranuan se ekziston një domosdoshmëri e menjëhershme për de-eskalimin e situatës në veriun e Kosovës.
“Duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, ka shkruar Rama.
Rama ka thënë se ka shkuar në Bruksel për t’i përcjellës Michel-it shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon./tch
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira