Në ditën ndërkombëtare të grave në diplomaci, ministrja e Shqipërisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka thotë se Shqipëria po përjeton momente të suksesshme në këtë drejtim.
Ministrja thotë se roli i gruas ka qenë vendimtar në marrëdhëniet me BE-në dhe NATO-n, te pjesëmarrja e Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare dhe ne mandatin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Diplomacia shqiptare po përjeton sot një moment shumë të suksesshëm. Asnjëherë më parë vendi nuk ka qenë kaq aktiv dhe kaq i pranishëm në çështjet botërore. Gratë kanë luajtur një rol vendimtar në këto arritje. Sot, gratë dhe vajzat përbëjnë 57% të Shërbimit të Jashtëm të Shqipërisë. Shqipëria përfaqësohet nga gra ambasadore në disa prej misioneve të saj më të rëndësishme, nga Brukseli, në Uashington, në OSBE e shumë të tjera. Duke e bërë më të hapur Shërbimin e Jashtëm, Shqipëria e ka riaktivizuar dhe rigjallëruar atë.”
Xhaçka thotë se roli i gruas në Shqipëri nuk ka qenë i rëndësishëm vetëm në diplomaci.
“Ajo që ka ndodhur në diplomaci është vetëm një pjesë e një përpjekjeje shumë më të gjerë në Shqipëri për të fuqizuar gratë dhe për t’u dhënë atyre një rol të rëndësishëm në drejtimin e vendit. Nga ushtria te policia, te administrata dhe sigurisht parlamenti dhe qeveria, gratë shqiptare tashmë janë të përfaqësuara dhe po bëjnë ndryshime pozitive në të gjitha fushat e jetës.”
Sipas ministres shumë nga sukseset e arritura në sektorë të ndryshëm janë realizuar nga roli dhe puna e bërë nga gratë./tvklan.al/
Fjalimi i fuqishëm i Ramës në Bordin e Paqes për çlirimtarët...
Fillojnë premtimet elektorale për presidentin e ri të Barçës...
ShBA nuk paralajmëron ndryshime në dislokimin e trupave në K...
Gjashtë të lënduar pas aksidentit në Kçiq, një fëmijë në gje...
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigur...
Prattipati takon Kurtin: SHBA kërkon angazhim për paqe dhe s...