Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për herë të parë pas situatës së krijuar mes Rusisë dhe grupit mercenar Wagner.
Zelensky tha se “burri nga Kremlini”, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin, është shumë i frikësuar dhe sipas tij, ai po fshihet diku.
“Burri nga Kremlini është padyshim shumë i frikësuar dhe ndoshta fshihet diku. Jam i sigurt se ai nuk është më në Moskë. E di se nga çfarë ka frikë, sepse vetë e ka krijuar këtë kërcënim”, tha Zelensky përmes një video-mesazhi në llogarinë e tij në Telegram.
Tutje, ai tha se ukrainasit do të vazhdojnë ta mbrojnë vendin dhe lirinë e tyre, duke thënë se “nuk do të heshtim dhe s’do të jemi pasivë”.
“Ne e dimë si të fitojmë dhe kjo do të ndodhë. Fitorja jonë në këtë luftë është e qartë. Sa më gjatë të jetë ky person në Kremlin, aq më shumë katastrofa do të ketë”, tha Zelensky.
Kreu ukrainas tha se sa më gjatë të qëndrojnë forcat ruse në Ukrainë, aq më shumë shkatërrime do të ketë në Rusi.
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...
Armand Duplantis i pandalshëm! Suedezi thyen rekordin botëro...
Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Insti...
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi I...
Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA heq përkohësisht sanksion...
“Shikoni çfarë do ndodhë sot”, Trump: Nder i madh të vrasësh...