KB Prishtina e ka vazhduar kontratën me Derrick Wilsonin.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet skuadra nga kryeqyteti, përmes një postimi në Facebook.
“Pllejmejkeri më i mirë i sezonit të kaluar dhe njëri nga lojtarët më të mirë që kanë zbarkuar në Kosovë, fantastik në të dy repartet, i pëlqyer dhe i kërkuar nga të gjitha ekipet kosovare, ka vendosur të vazhdojë me ekipin më të trofeshëm shqiptar”, ka shkruar Prishtina.
Wilson në edicionin e kaluar e fitoi Superkupën e Kosovës me “bardhekaltrit”.
Ai pati mesatare prej 11.9 pikëve të shënuara, dhe 4.9 asistimeve për ndeshje./Arbresh.info/
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion