Policia e Kosovës ka parandaluar një sulm terrorist.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Policia ka arritur të identifikojë një veturë me targa të Beogradit në të cilën kishte sasi të madhe armatimi të llojeve të ndryshme dhe municioni e pajisjesh ushtarake, të dedikuara për organizmin e sulmeve terroriste në Kosovë.
“Falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake”, ka shkruar ministri në “Facebook”.
Sveçla tha se kjo është një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë.
“Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë”, ka shkruar tutje ai.
Tutje ai thotë se Policia e Kosovës vazhdon angazhimin në parandalimin e çdo akti të grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendit
“Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e cdo grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë. Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake”, ka përfunduar Sveçla./Arbresh.info/




Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...
Konjufca: Rrugët tona me Osmanin prapë do të takohen, opozit...
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...