Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez po shijojnë pushimet familjare, ndërsa nuk e humbin rastin të tregojnë dashurinë e tyre.
Ndërkohë që u përfol se çifti po kalon një krizë në lidhjen e tyre, kanë hedhur poshtë të gjitha zërat përmes postimeve të bëra së fundmi në rrjetin social Instagram.
Ronaldo dhe Georgina buzëqeshin para kamerës teksa pozojnë me rroba plazhi në një foto mjaft verore. “Pushime, dashuri”, ishin dy hashtagët e shtuar në mbishkrim nga ylli i futbollit.
Megjithatë, një postim të ngjashëm ka bërë edhe Georgina Rodríguez e cila ka postuar kryesisht foto familjare nga pushimet me fëmijët e tyre. “Dashuri”, ka shkruar në mbishkrim dhe e ka shoqëruar me zemër.
Në foto shohim pushimet familjare në jahtin luksoz të Cristianos, momente me katër fëmijët e çiftit, apo përqafimet e ëmbla të Cristianos me fëmijët e tij. Të gjitha fotot kapin lumturinë familjare të përjetuar nga futbollisti pavarësisht thashethemeve.




Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...