Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim të madh lajmin se më pak se 24 orë pas vendimit për anulimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova, ARBK-ja, sot ka marrrë një vendim për ta anuluar atë vendim, dhe për ta mbajtur në fuqi vendimin fillestar të datës 14 qershor.
AGK-ja, rikthekson se vendimi i ri e dëshmon përpjekjen e Qeverisë së Vetëvendosjes të udhëhequr nga Kryeministri Kurti për të goditur mediet në Kosovë, dhe për të kufizuar lirinë e mediave e për t’iu dërguar mesazhe paralajmërimi edhe medieve të tjera në vend. Një veprim i tillë është i papranueshëm dhe joserioz, dhe do të dëmtojë më tutje ambientin medial në Kosovë.
AGK-ja, bën thirrje që të lejohet kohë dhe të mos ketë presione për plotësimin e dokumentacionit të kërkuar, në pritje të vendimit nga ana e Komisionit të Pavarur të Medieve./Arbresh.info/
lexo edhe:
Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropi...
Prishtina 01 fituese e Kupës së Kosovës në futsal
Arsenali shkon në pushim me epërsi ndaj Atleticos
Bashkimi arrin fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale ndaj Bo...
Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë dis...
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind...