Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar sot shtatë persona dhe ka sekuestruar tri armë të zjarrit në tri raste dhe lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës.
“Sekuestrimi i një arme (e tipit Zoraki), është bërë në fshatin Obranqë në Podujevë, nga njësite të cilat i janë përgjigjur një thirrje për një rast të dhunës në familje, ku dhe është arrestuar një person i dyshuar. L.S, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, , pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
“Rasti i dytë ka ndodhë dje në fshatin Grabovc të Obiliqit, ku gjatë një përleshje fizike në mes të disa personave dyshohet të jetë përdorë arma e zjarrit. Lidhur me këtë rast sot janë identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar, si dhe është sekuestruar: një armë AK-47, 48 fishekë dhe një karikatorë”, njofton tutje PK.
Ndërsa lidhur me rastin e cilësuar si kanosje dhe përdorim i armës, i cili ka ndodh me 25.05.2023, në rrugën “Kajtaz Ramadani” në Prishtinë, sot është siguruar prezenca e të dyshuarit si dhe është sekuestruar një armë zjarri./Arbresh.info/
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...
Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë, dyshohen për...
Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon ...