Në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kujtuar eksodin e dëbimit të shqiptarëve me dhunë nga forcat paramilitare serbe në luftën e vitit 1998-1999.
Në rrjetin social Facebook, Mehaj ka publikuar disa fotografi nga dëbimi i shqiptarëve nga vendi.
“Rreth një milionë shqiptarë ishin shpërngulur në Shqipëri e Maqedoni të Veriut pas dëbimit me dhunë nga forcat serbe e sulmeve të vazhdueshme që po merrnin jetën e burrave, grave e fëmijëve. Mijëra të vdekur e mbi 1600 të cilët figurojnë ende si të zhdukur ishte bilanci i kësaj lufte gjenocidale serbe, që përfundoi pas bombardimeve të NATO-s. Pamjet e nënave me fëmijë në krah, të moshuar të torturuar që mezi ecnin nëpër mal, janë pamje që do qëndrojnë të ngulitur në momorien tonë”, shkruan Mehaj.
Mehaj thotë se “tmerri i përjetuar, njëlloj si dhe të rënët për lirinë e vendit” nuk do të harrohen kurrë sepse sipas tij mungesa e tyre ndihet çdo ditë.
“Mospranimi i krimeve nga ana e pushtetit serb është t’i dënosh me vdekje për së gjalli familjarët e viktimave, është vrasje edhe më e rëndë se e para. Mosdënimi i autorëve të krimit është agonia që pengon ecjen para, qetësia që nuk mund të vendoset dhe e ardhmja paqësore që nuk mund të arrihet. Pajtimit të vërtetë i paraprin drejtësia e kërkim falja për viktimat, pranimi i ekzistencës së njëri-tjetrit e i fakteve, përgjegjësia shtetërore e shoqërore, dëmshpërblimi”, ka shkruar Mehaj,
Ministri i Mbrojtjes ka theksuar se drejtësia duhet të vendoset në mënyrë që historia të mos përsëritet./Arbresh.info
SHBA-të në bisedime të mbikëqyrura nga afër për të hapur baz...
Pacolli flet për misionin humanitar: Mbi 40 milionë euro të ...
Mbeti jashtë listës së LDK-së për deputet, vjen reagimi i as...
Casillas del kundër që ta emërojnë Mourinhon trajner të Real...
Trump thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
Kjo do të jetë top 20-ja e PDK-së në listën zgjedhore