Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë:
08:30
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me grupin parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)
09:30
Komisioni për Integrim Evropian takohet me grupin parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)
09:30
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”)
10:00
Mbahet debati publik “Between ‘We the People’ and Populism” mbi fenomenin dhe rreziqet e politikës populiste në
kontekstin e intolerancës etnike. (Klan Arena)
11:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban dëgjim Publik për Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)
11:30
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe të Universitetit të Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)
13:00
Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) organizon ekspozitën “Lule kundër luftës” me punimet e Liudmyla Makei – refugjate ukrainase në Kosovë, gazetare dhe piktore. (Lapidariumi i Muzeut)
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...