Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ngushëlluar familjen Pacolli pas vdekjes tragjike të tre anëtarëve të saj.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi tha se ky lajm i ka mërzitur të gjithë, përcjell Arbresh.info.
Gjithashtu, ai u ka shprehur mirënjohje organeve kosovare dhe atyre maqedonase që punuan për ti nxjerrë trupat nga lumi Lepenci
Postimi i tij:
Lajmi për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli në aksidentin e ndodhur mbrëmë afër Shkupit, na ka mërzitur shumë të gjithëve.
Në këto momente të rënda, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Pacolli dhe Visoka, posaçërisht Shkëlqimit, i cili pati fatin t’i shpëtojë kësaj tragjedie, në të cilën humbi prindërit dhe vëllaun e tij.
Mirënjohje dhe respekt të gjitha organeve, kosovare dhe maqedonase, të cilat u angazhuan pandalur për gjetjen dhe nxjerrjen e viktimave nga lumi Lepenc./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Ambasada e Kosovës në Shkup: Vetura në Lepenc është nxjerrë me trupat e pa jetë në të
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...