I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirslav Lajçak ka marrë pjesë në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në Facebook, Lajcak bëri të ditur se ka takuar zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mrcea Geoana më të cilin kanë rënë dakord që të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzim të situatës në veri.
“Gjatë vizitës sime në selinë e NATO-s, u takova edhe me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mircea Geoana për të diskutuar situatën në veri të Kosovës. Të dy ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin”, ka shkruar Lajçak.
Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se diskutimet në Forumin e Prespës kanë qenë në theks të veçantë situata në veri të Kosovës./Arbresh.info
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku n...
Kroos flet për Vinicius: Gjithmonë kam pasur respekt për të