Këngëtarja nga Shqipëria, Elvana Gjata me 22 qershor do të mbajë koncertin të shumë pritur recital në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë.
Rreth këtij koncerti gjigant, artistja ka dhënë më shumë detaje në emisionin ‘Më lër të flas” me Donald dhe Romeo Veshaj, shkruan Arbresh.info.
Por, përveç detajeve të koncertit, bukuroshja mori vëmendjen edhe me paraqitjen e saj në emision.
Elvana shfaqet me një fustan të gjatë të kuq, të hapur tek gjoksi dhe tek këmba, me një palë çizme të kuqe që e bënin të dukej me stil edhe atraktive.

Me flok të valëzuara të gjata dhe me grim të lehtë, nuk kish se si të dukej më bukur se aq.

Megjithatë, kjo është hera e parë që Elvana realizon një koncert të tillë.

Madje ajo ka vendosur që hapjen e koncertit recital ta bëjë Luiz Ejlli.
Performancat e tjera do të jenë nga Migena Gjata, Mc Kresha, Capital T, Ylli Limani, Noizy, Dhurata Dora, Bardhi, Ledri Vula dhe Gimmi O./Arbresh.info/

FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën