Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwartz, ka qëndruar sot në Bruksel, dhe ka ndarë një fotografi para selisë së NATO-s.
Në Ditën e Çlirimit të Kosovës ajo shprehu mirënjohjen për intervenimi e forcave të NATO-s në Kosovë, teksa nuk la pa e përmendur përfshirjen e presidentit të tashëm serb, Aleksandër Vuciq, në qeverinë e atëhershme serbe.
“12 qershor 1999 – 12 qershor 2023. Kur po e vizitoja NATO-n sot në Bruksel, ndieva mirënjohje të pafund që NATO-ja na kishte ardhur në shpëtim kur Kosova ishte buzë zhdukjes nën agresionin gjenocidal nga Serbia. Ministër i Propagangës më 1999 ishte Aleksandër Vuçiqi. Ai nuk kërkoi falje kurrë!”, ka shkruar Gërvalla në Twitter./Arbresh.info
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona