Një qytetar në Viti ka gjetur një portofol me para dhe dokumente, dhe që i njëjti ka dorëzuar atë në Polici.
Në njoftimin e Policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00.
“Më datë 11.06.2023, rreth orës 12:25 nё stacionin Policor nё Viti, ka ardhur qytetari i cili deklaron se kishte gjet një portofol me dokumente personale dhe para të gatshme në shumë prej treqind e njëzet e një (321) euro dhe një frang Zvicerane. Policia e Kosovës në Viti përmes rrugëve operative e ka gjet personin të citit i kishte humbur portofoli, dhe të njëjtit i kthehet sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё të”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.
“Apelojmë tek qytetarët, qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen”, vijon tutje njoftimi./Arbresh.info/
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...