Manchecter City ështe kampioni më i ri i Evropës.
Cityzens të shtunën mbrëma fituan trofeun e parë të Champions League, duke e mposhtur në finale Interin me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Hero ii Manchester Cityt ishte futbollisti spanjoll Rodri, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 68-te.
Por një fakt interesant ka ndodhur në katër finalet e fundit të Champions League.
Të gjitha ndeshjet finale që nga viti 2020, kanë përfunduar me rezultat 1-0, që nuk ka ndodhur asnjëherë në histori të kësaj gare.
Në sezonin 2019/2020, Bayern Munchen mposhti PSG-në golin e Kingsley Coman.
Një vit më vonë, Chelsea fitoi finalen kundër Manchester Cityt, ku golashenues ishte Kai Havertz.
Në sezonin 2021/2022, Real Madridi fitoi ndeshjen finale ndaj Liverpulit me golin e Vinicius Junior.
Vlen të përmendet se në gjashtë sezonet e fundit, në finale të Champions League kishte nga një skuadër angleze.
UNESCO: Vajzat përsëri mbeten prapa djemve në matematikë
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes, përmes një...
Kurti: Rexhep Qosja, figurë e paepur e mendimit shqiptar
Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familje...
Lladrovci për Qosjen: Akademia do të jetë më e varfër për nj...
Detarët malazezë “në gjendje të mirë”, pasi Irani sekuestron...