Tre shqiptar janë arrestuar nga policia spanjolle, pasi policia gjeti një plantacion kanabisi me rreth katër mijë bimë, e vendosur brenda një ndërtese industriale në Tarragona.
Sipas mediave spanjolle tre shqiptarë kujdeseshin për kanabisin.
Pas, dy muajve hetime autoritet zbuluan se në këtë ndërtesë ishte një plantacion kanabisi që kontrollohej nga mafia shqiptare, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas policisë katalanase, të rinjtë e arrestuar rreth moshës 20, dhe dy të tjerët 24 vjeç, ishin mbyllur në këtë plantacion që prej muajit mars, për të mos tërhequr vëmendjen.
Gjithashtu u zbulua se ata kishin hapur edhe një tunel rreth 80 metra.
Theksohet se kishte një infrastrukturë shumë të sofistikuar që pengonte të zbulohej era e marihuanës nga jashtë.
Sipas ekspertëve investimet në infrastrukturën e këtij plantacioni arrinte mbi 200 mijë euro.
Hetimet vijojnë edhe dhe pritet që edhe persona të tjerë të lidhur me mafien që qëndron pas saj të arrestohen.
Balla: Diaspora, jo vetëm vëmendje zgjedhore, por partner st...
Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një ...
Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teh...
Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Kongresi, hap i rëndësishëm...
S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Myftiu Tërnava: Jam i tronditur nga akti kriminal i djegies ...