Google ADS

Kurti: Në dialog hyra pasi organizohet nga BE-ja

15:07 | 9 Qershor 2023
Emir Abduramani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Dubrovnik të Kroacisë deklaruar se në dialog me Serbinë ka hyrë meqë ai organizohet nga Bashkimi Evropian.

Këto deklarime Kurti i ka bërë gjatë një samit në Dubrovnik të Kroacisë, ku është diskutuar rreth dialogut dhe gjendjes së fundit të krijuar në veri të vendit.

“Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe të ardhmes që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Kurti duke shtuar se i është bashkuar dialogut me Serbinë sepse ai “organizohet nga Bashkimi Evropian, që është lehtësues i bisedimeve”, citon Radio Televizioni i Kroacisë.

Në këtë samit, Kurti gjithashtu ka thënë se Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitë speciale të tyre, nuk largohen nga objektet komunale në veri pa u larguar protestuesit e dhunshëm serbë nga aty./Arbresh.info

Të ngjashme

Foto lajm