Forumi për Siguri në Rrugë: Sivjet më shumë aksidente se vitin e kaluar

18:47 | 24 Dhjetor 2015
M. A.

Forumi i Kosovës për siguri në rrugë ka diskutuar për rrezikun që po i kanoset qytetarëve në rrugë duke pasur parasysh edhe numrin e aksidenteve dhe të vdekurve në komunikacion.

Në këtë diskutim janë paraqitur shqetësimet e tyre, pasi që, siç thanë, jeta e qytetarëve çdo ditë e më shumë po rrezikohet, e për këtë ata po kërkojnë që të ndërmerret diçka më e shpejtë në mes të Ministrisë së Infrastrukturës, Policisë të Kosovës, Emergjencës e të tjerave, ku në këtë mënyrë do të arrihet t’u dilet në ndihmë të aksidentuarve.

Viti që po e lëmë pas ka qenë një sfidë për Policinë e Kosovës, tha anëtari i këtij forumi nga Policia e Kosovës, Sherehmet Ahmeti, duke shtuar se policia gjithsesi do të punojë që këto të evitohen, pasi që jeta e një njeriu është e rëndësishme.

 

“Policia e Kosovës së bashku me të gjithë ju dhe të tjerët ka bërë angazhime maksimale për të ofruar siguri në vend. Të dhënat i kemi d he mund t’i shohim 12-mujorëshin e këtij viti që është pak sa më i rëndë në krasisim me vitin paraprak po jo edhe shumë se dallon diku 2 për qind deri në 6 për qind., ndërsa tetët për qind aksidentet e komunikacionit rrugor janë më shumë se në vitin paraprak për 11 muaj. Ne kemi hartuar një analizë, kemi shenjëzuar të gjitha ato telashe, faktorë të cilët ndikojnë në sigurinë rrugore në Kosovë…ne gjatë fundit kemi pas operacione të shumta, por kemi pas edhe muaj të rëndë.

Fatime Jasiqi, zyrtare nga MAShT, ka shprehur shqetësimin e saj që në tekstet shkollore nuk shkruhet për rregullat e komunikacionit, të cilat do ta njoftonin nxënësin për këto.

Ajo ka kërkuar nga Forumi, që të hartohen tekstet shkollore, dhe të shohin se a është ndonjëra nga tekstet shkollore e cila mund t’i njoftoj nxënësit me rregullat dhe sigurinë në komunikacion.

Eksperti i komunikacionit rrugor Muhamed Krasniqi është shprehur se tani është koha e fundit kur duhet të ndërmerren masa për t;i ndihmuar të aksidentuarit, pasi se siç tha ai shpesh herë të lënduarve nuk mund t’u ofrohet ndihma e shpejtë për shkak të tollovive në rrugë.

 

Edhe Shpresa Mulliqi nga Departamenti për siguri rrugore në OSBE ka shprehur shqetësimin e saj për komunikacionin rrugor. Ajo tha se duhet të ndërmerren masa nga institucionet lokale, pasi që është e kotë që vetëm Forumi të diskutojë.

Në këtë takim u kërkua edhe transport i siguruar, e sidomos për shoferët të cilët vozisin nxënës.

Shpërndaje në rrjete sociale