I pari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi sot priti në një takim pune zëvendës shefin për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Libor Chlad, së bashku me drejtoreshën e Agjencionit për zhvillim Ekonomik Rajonal Qendër, Dafina Beqiri.
Gjatë takimit është diskutuar mbi zhvillimet aktuale në komunën e Obiliqit dhe mbi rolin e përkrahjes së BE-së në zhvillimin e ekonomik në këtë komunë.
Kryetari Xhafer Gashi njoftoj mysafirët për projektin e ndërtimit të shtëpisë së pleqve, por shqetësim i kryetarit Gashi ishte projekti i lënë në gjysmë i objektit të komunës së re, për çka Obiliqi është përfituese nga BE-ja.
“Komuna ku jemi tani, ky objekt është i vjetër dhe i vogël, nuk i plotëson kushtet për punë. Shpresoj që në vitin e ardhshëm të jemi përfitues të grandeve nga BE-ja. Jemi komunë e komuniteteve, kemi vështirësi pasi që 72 për qind e territorit të komunës është zone industriale”, u shpreh Gashi në fjalën e tij.
Përfaqësuesi i BE-së, z. Libor Chlad e falënderoi kryetarin Gashi për pritjen dhe bashkëpunimin dhe i sqaroi atij se mbetja në gjysmë e Komunës së re ka ardhur si pasojë e kompanisë që kishte marrë përsipër kryerjen e punëve në ndërtim, me të cilët tashmë është ndërprerë kontrata.
“Jemi kthyer nga zero dhe tani kemi nënshkruar kontratë me një kompani të re, e cila është “Alba”. Shume shpejt pritet të fillojnë punime dhe të bëheni me komunën e re. Besoj se objekti i ri do t’i plotësojë të gjitha kushtet”, tha Chlad.
KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 27,87% ...
Pjesëmarrje e ultë në zgjedhje, Çeku: Dilni dhe votoni, për ...
Osmani: Dilni votoni, shfrytëzoni edhe këto 2 orë të mbetura...
Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza ndaj autorit të vrasjes së ...
Trump: Irani nuk do të marrë asetet e ngrira para se të arri...
Bastisje në Zubin Potok, konfiskohen katër armë