Granit Mavriqi është zgjedhur anëtar i Bordit për Ankesa të Mediave në kuadër të KPM-së, me mandat 3 vjeçar. Në Kuvendin e Kosovës ai ka marrë 51 vota, ndërsa në votim gjithsej kanë marrë pjesë 84 deputetë.
Ndërsa, kundër-kandidati i Mavriqit, Martin Komani, siguroi vetëm 30 vota, ndërsa 3 vota të deputetëve ishin të pavlefshme.
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme po shqyrton pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, ndër të tjera po shqyrton pikën për zgjedhjen e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve joshumicë, raporton kp.
Emrat e propozuar janë Admir Rama, Ardian Maksuti, Esmir Kasi, Maria Daduloviq, Senad Ibishi dhe Serdian Sentiq./telegrafi
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”