Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka qenë pjesëmarrëse pjesë në konferencën “Të bashkuar për ndihmë juridike falas” në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas.
Ajo, sipas Ekonomiaonline, ka thënë se numri i personave që e kanë kërkuar këtë shërbim vitin e kaluar është rritur për 30 për qind.
“Qasja në drejtësi është shtyllë themelore e drejtësisë. Kemi marrë veprime konkrete për ofrimin e ndihmës juridike falas. Falë ndryshimeve është rritur numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë juridike falas, për herë të parë edhe gazetarët kanë hy në këtë kategori”, ka thënë Haxhiu.
“Në viti 2021 është dhënë ndihëm juridike për mbi 4 900 persona në vitin 2022 kjo është rritur për 30%. Vitin e kaluar 2619 grave i është ofruar ndihmë juridike”.
“MD është në proces të krijimit të akteve ligjore, ka ende shumë punë për të bërë. Shteti përherë duhet të jetë në ndihëm të qytetarëve. Të informojmë qytetarë për shërbimet që ofron Agjencia, ende një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nuk dinë për shërbimet që ofron kjo Agjenci”.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...