Pas 17 vitesh punë në Kuvend, është pensionuar sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi.
Para mediave, ai u shpreh falënderues ndaj të gjithë atyre që ka pasur bashkëpunim.

“Me gjithë respektin, mirënjohjen që kemi pasur po shkoj me kënaqësi të madhe. Jam falënderues ndaj kryetarit, nënkryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Ka qenë nder dhe kënaqësi, 17 vite të jem krah i deputetëve që kanë pasur nevojë për këshilla të administratës”, tha ai.

Ndryshe, Ismet Krasniqi pozitën e sekretarit të Kuvendit të Kosovës e ka ushtruar që nga viti 2006./Arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron