Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje të dielën Ankarasë që të ndryshojë qasjen kundërshtuese ndaj anëtarësimit të Suedisë në aleancën veri-atlantike.
Sipas tij, Stokholmi i ka adresuar shqetësimet e Turqisë, lidhur me sigurinë.
“Suedia ka marrë hapa konkretë për t’i shmangur shqetësimet e Turqisë”, u ka thënë Stoltenberg gazetarëve, pas takimit me Erdoganin.
“Suedia i ka përmbushur të gjitha obligimet”.
Shefi i NATO-s ka marrë pjesë të shtunën në inaugurimin e Erdoganit, i cili e ka nisur edhe një mandat presidencial pesëvjeçar.
Turqia, anëtare e NATO-s, është duke e bllokuar anëtarësimin e Suedisë në aleancë.
Ajo dhe Hungaria, janë të vetmet vende anëtare që nuk e kanë ratifikuar aplikimin e Suedisë.
Finlanda, me të cilën Suedia ka aplikuar për anëtarësim, i është bashkuar aleancës në prill.
Erdogani e ka akuzuar Suedinë se është kthyer në strehë për “terroristët”, sidomos për pjesëtarët e Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK).
Ky grup është në listën e zezë të Turqisë, dhe aleatëve të saj perëndimorë./rel
Trump tërheq ftesën e Kanadasë për në “Bordin e Paqes”
Kushner zbulon planin e ri për Gazën – Rindërtimi përfshin b...
KRM “Pastrimi” njofton çmimoren e re për grumbullimin e mbet...
Parashikimi i motit për të premten
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...